Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kanabisi, Berisha: 20 mln rrënjë të mbjella. Rama: Sali, je “War Dog”

$
0
0

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.Tensione dhe debate të nxehta gjatë seancës së sotme plenare, ku mazhoranca dhe opozita janë përplasur për çështjen e kanabisit.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë seancën plenare, e cila ka rifilluar pas 5 minutash pas deklaratës së kryeministri Rama, i cili e cilësoi ish-kryeministrin Berisha me frazën e filmit të Hollivudit për Gërdecin “War Dogs” (Qen lufte).

Pas këtij momenti është çuar në këmbë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka debatuar ballë për ballë me Ramën në prani të oficerëve të Gardës së Republikës, duke i thënë të kërkojë falje, sepse ka shkelur kodin etik të Kuvendit.

“Ti Sali je një “War dog” i vëtetë dhe fakti që nami arriti deri në Hollivud është një arritje e suksesshme. Nëse një figurë e politikës shqiptare arrin të frymëzojë edhe Hollivudin, nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes”, – ka deklarua Rama, duke iu drejtuar Berishës.

Berisha: Në Shqipëri janë mbjellë 20 mln rrënjë hashash

Në lidhje me debatin mbi kultivimin e drogës nëvend, ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka deklaruar se në Shqipëri në 3 vitet e fundit janë kultivuar 20 milionë rrënjë marijuanë.

Berisha, duke marrë shkas edhe nga ulja e dyshimtë e avionit që u ul sot në Ishëm, shtoi akuzat e tij ndaj mazhorancës.

“E gjithë droga është në duar të Ramës dhe Tahirit. Rama ka një bashkëpunëtor të ngushtë për kultivimin dhe korrjen e kanabisit që është Ardian Çela i OSHEE-së. Makinat e OSHEE transportonin drogën e Ramës, – tha Berisha. – Vetëm në Kurvelesh janë të mbjella vetëm 3.2 milionë rrënjë. Sipas përllogaritjes së agjencive ndërkombëtare, janë mbjellë minimumi 20 milionë rrënjë hashash në gjithë vendin. Ju jeni kanabistë. Tani flitet vetëm për parcelat tuaja kudo. Iku Riformato, erdhi Guido (piloti tjetër italian që drejtonte avionin që u ul sot), i cili ka qenë i dënuar me vendim të Gjykatës së Lartë në vendin e tij”.

“Kokëdhima bënte thirrje për të legalizuar kanabisin, por ai zbatonte porositë e Ramës. Atij pastaj i dhatë duart, e përzutë dhe poshtërsisht shkoni i thoni që ndërhyri Berisha në Gjykatën Kushtetuese. Por unë bëj vetëm betejë politike dhe asnjë betejë tjetër. Kështu që Koço ua fakton shumë mirë, ia bërë ju gropën. Por mos kujtoni se kam keqardhje, merrem me atë vetëm nëse grabit tendërët në bashkëpunim me Ramën”, – shtoi Berisha, duke iu referuar deputetit socialist.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>