Është mbajtur sot konferenca kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të pranishëm në këtë takim ishin zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ambasadori amerikan Donald Lu si dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin
Ambasadori Donald Lu theksoi se Shqipëria ka dënuar 9 persona këtë vit për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe kjo është një arritje.
“Këtë vit Shqipëria ka dënuar 9 persona për pjesëmarrje në organizatat terroriste. Tani Shqipëria është e shqetësuar në lidhje me një kërcënim të ri, të luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit.
ISIS është një idelologji dhe përbën kërcënim për botën. Por ne jemi besimplotë se nëse punojmë së bashku do të jemi gati për t’i përballuar”, theksoi Lu.
Ndërsa zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh se lufta kundër ekstremizmit është një sfidë e madhe.
“Në disa shkolla të vendit do të fillojë zbatimi i një projekt pilot për bashkëjetesën fetare, por edhe përgatitjen e të rinjve për të përballuar presionet ekstremiste. Sfida e madhe është që ta konkurrojmë ofertën e errët ekstremistë me ofertën tonë të re të arsimit profesional. Pra narrativa për të rinjtë, ajo është arma më e fortë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Ne duhet t’i ofrojmë çdo të riu axhendën, për ditën muajin, vitin dhe jetën. Pra ti ofrojmë një narrativë për të ardhmen. Gratë përbëjnë kategorinë që varet suksesi i këtij ballafaqimi ato ashtu si dhe mësuesit kanë rol vendimtar në edukimin e brezit të tri dhe mbajtjen e të rinjve larg ekstremizmit”, tha Peleshi.
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, theksoi se kundër ekstremizmit duhet më shumë bashkëpunim mes vendeve. Vlahutin tha se sulmet e fundit në Europë, Bruksel dhe Paris, kanë nxjerrë në pah faktin se ka pasur mungesa në shkëmbimin e informacionit mes vendeve.
“Sulmet e fundit të ISIS në Europë, treguan se ka mungesa në shkëmbimin e informacioneve mes vendeve europiane. ISIS kërkon të tërheqë mbështetës, zakonisht të rinj”, theksoi Vlahutin
14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)