Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Xhafaj-Llallës: S’ka ngërç me Kushtetutën e re, ligjet do zbatohen pasi s’janë shfuqizuar

$
0
0

fatmir-xhafaj_1Kreu i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, përmes një letre të hapur i përgjigjet kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me shqetësimin e shprehur nga ky i fundit se Kushtetuta e re e miratuar me konsensus të plotë më 23 korrik krijonte një ngërç në punën e institucionit që ai drejton.

Sipas Xhafës, ndryshimet e bëra në kushtetutë nuk pengojnë vazhdimësinë e zbatimit të ligjeve, pasi nuk janë shfuqizuar ligjet e vjetra.

“I nderuar Zoti Llalla

Në letrën tuaj nr.2570 Prot, datë 01.09.2016, të titulluar në lëndë “Propozim për ushtrimin e nismës ligjore”, drejtuar, midis të tjerëve, edhe Kryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën në Drejtësi”, ju parashtroni se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja kushtetuese institucioni që ju drejtoni ka konstatuar disa problematika si rrjedhojë e mosplotësimit të kuadrit ligjor të nevojshëm. Në përgjigje për sa ju parashtroni në këtë letër, duke shpresuar në qëllimin e mirë të hartuesve të saj dhe veçanërisht në ushtrim të përgjegjësisë time institucionale për të sqaruar dhe informuar opinionin publik aq shumë të interesuar për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, më lejoni t’Ju parashtroj sa më poshtë vijon : 1.Lidhur me përfundimin se Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ka sjell pengimin e ecurisë normale të institucionit të Prokurorisë, e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore. Si parashtrohet në letrën tuaj, në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme kjo ndërhyrje emergjente në Kushtetutë duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Reformës në Drejtësi, pasi disa aspekte procedurale thelbësore, janë të pazbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore. Në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni, parashtrimet e paraqitura prej jush i konsideroj, si të pambështetura në argumente kushtetuese, për arsyet e mëposhtme: Së pari, ka një standard të mirënjohur për çdo Kushtetutë që njihet si parimi i vazhdimësisë (kontinuitetit) ligjor dhe institucional, i cili është thelbi mbi të cilin çdo organ kushtetues ose i krijuar me ligj ushtron pushtetin, në rastet kur Kushtetuta e re ndryshon funksionin dhe kompetencat e organit ekzistues. Vazhdimësia si koncept kushtetues ka të bëjë, nga njëra anë, me vazhdimin e veprimit të kuadrit ligjor ekzistues, përsa kohë nuk është shfuqizuar nga një akt i ri normativ ose nga një organ kushtetues kompetent (Parlamenti ose Gjykata Kushtetuese) dhe, nga ana tjetër, me vazhdimin e ushtrimit të funksionimit të organeve kushtetuese dhe ligjore, mbi bazën e rendit juridik në fuqi. Referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese “…në një shtet demokratik institucionet, sidomos ato kushtetuese, duhet të reflektojnë vazhdimësi të funksionimit të tyre, me qëllim përçimin e sigurisë tek populli se, pavarësisht rotacioneve politike dhe institucionale, ekzistenca e institucioneve dhe funksionimi normal i tyre nuk rrezikohet” (Shih vendimin nr.44/2011 të Gjykatës Kushtetuese). Ky parim lidhet, në veçanti, me vazhdimin e zbatimit të ligjeve të miratuara, përderisa ato nuk janë shfuqizuar. Shfuqizimi i menjëhershëm i gjithë ligjeve të mëparshme për shkak të rishikimit të Kushtetutës nuk ndodh në asnjë shtet, sepse shkakton vakum ligjor ose institucional dhe, për rrjedhojë, e çon veprimtarinë shtetërore në kolaps. Prandaj, çdo Kushtetutë funksionon sipas një standardi të përgjithshëm që konsiston në vijimësinë e ligjeve të mëparshme, për aq kohë sa ligji i ri nuk eshtë shprehur për shfuqizimin e tij. Pikërisht, mbi këtë standard të vazhdimësisë ligjore dhe institucionale, është parashikuar një rregullim i tillë edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në fuqi. Në nenin 178, pika 1 të saj thuhet shprehimisht se : “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.” Siç shihet qartë edhe nga ky formulim Kushtetuta, ose çdo amendament i ri që i bëhet asaj dhe që ndryshon pjesërisht ose tërësisht funksionin ose kompetencat e një organi, nuk shfuqizon në mënyrë të menjëhershme ligjet mbi të cilat këto organe janë organizuar dhe funksionojnë. Ligjet ekzistuese vijojnë të zbatohen, derisa ligjet e reja t’i shfuqizojnë ato. Ky është një rregull gjerësisht i zbatuar edhe në vendin tonë në praktika të mëparshme. Së dyti, pas shtesave dhe ndryshimeve të fundit të Kushtetutës, parimi i vazhdimësisë vijon të mbetet si një nga parimet thelbësore të qëndrueshmërisë së rendit juridik mësisë vijon të mbetet si një nga parimet thelbësore të qëndrueshmërisë së rendit juridik. Megjithëse Kushtetuta ka parashikuar organe të reja, kompetenca të tjera ose edhe një rol dhe funksion të ndryshëm për disa institucione kushtetuese ekzistuese, siç janë Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm etj, ligjet mbi të cilat ato ushtrojnë veprimtarinë e tyre nuk janë shfuqizuar. Ato vazhdojnë të zbatohen. Aktualisht, pas ndryshimeve kushtetuese, janë ende në fuqi ligji për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Prokurorinë etj. Mbi këto rregullime ligjore ekzistuese, organet e përmendura po vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre. Të gjithë këto ligje do të vijojnë të zbatohen prej këtyre organeve, derisa ato të shfuqizohen. Edhe ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në RSH” është ende në fuqi. Mbi këtë ligj janë duke ushtruar kompetencat kushtetuese e ligjore nga Prokurori i Përgjithshëm e deri te prokurori më i ulët. Kushtetuta në nenin 148, pika 1, i cili nuk ka ndryshuar parashikon se : “1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj”, thuhet mes të tjerash në letrën e Xhafës.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>