Një ditë pas vrasjes mafioze të ish-punonjësit të OSHEE-së në Rrëshen, Saimir Jaku, policia ka gjetur sot në mëngjes mjetin e autorëve të dyshuar të krimit, i cili ishte djegur.
Mësohet se makina është gjetur në malësitë e Kurbinit dhe autorët kanë braktisur mjetin pas ndjekjes së policisë. Deri tani, policia ka shoqëruar në komisariatin e Rrëshenit dhe të Lezhës 20 persona në cilësinë e dëshmitarit.
Saimir Jaku u ekzekutua mëngjesin e 9 shtatorit në një lokal në qendër të Rrëshenit, ku kishte shkuar për të pirë një kafe. Sipas informacioneve paraprake dy autorët kanë qenë të maskuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja automatiku. Policia ka bërë disa shoqërime për të ndihmaur në zbardhjen e vrasjes së Saimir Jakut i cili mbante postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit ndërsa nga 1 shtatori 2016 kishte kaluar në pozicionin e shefit të Sektorit të Asistencës Teknike Skada plus GIS në Drejtorinë Qëndrore të Tensionit të Lartë në Tiranë.
10 shtator 2016 (gazeta-shqip.com)