Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Emiljano Shullazit për ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar lirimin nga burgu.
Apeli ka refuzuar animimin e tij, ndërsa mori të njëjtin vendim edhe për Gilmando Danin, (bashkëpunëtori i Shullazit), i cili kishte apeluar masën e sigurisë.
Urdhri për arrestimin e Shullazit u dha nga gjykata më 17 prill, pas njoftimeve se grupi i tij kishte kërcënuar profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni, duke kërkuar tërheqjen e këtij të fundit nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.
9 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)