Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur simpatinë e tij për presidentin rus Vladimir Putin teksa ai dhe rivalja e tij Hillary Clinton kanë zhvilluar takime me ushtarakët veteranë.
Trump tha se presidenti i Rusisë ka qenë një lider shumë më i mirë se presidenti i SHBA, Barack Obama.
Deklarata vjen në të njëjtën ditë kur kreu i Pentagonit akuzoi Rusinë për nxitje të paqëndrueshmërisë dhe konflikteve globale.
Nga ana e saj Clintonit iu desh të mbronte pozitat e saj pas skandalit të e-mail-eve.
Dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë dilnin me radhë në skenë dhe kishin në dispozicion 30 minuta.
8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)