Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në ambientet e kryeministrisë, Princin e Arabisë Saudite Sultan bin Salman Al Saud, cili ka shprehur interes për bashkëpunim në turizëm, infrastrukturë dhe trashëgimi kulturore.
Në një postim në faqen e tij ne Facebook, pasditen e së mërkurës, Rama shprehet se “Sot me Princin e Arabisë Saudite Sultan bin Salman Al Saud, i mahnitur nga bukuria e Shqipërisë dhe i interesuar për bashkëpunimin në infrastrukturë, turizëm dhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore”.
7 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)