Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Institucionet e kulturës i ka zënë pluhuri; transformim rrënjësor

$
0
0

Edi RamaKryeministri i vendit Edi Rama ka folur sot për ndërtimin e qendrën së re multifunksionale teatrale. Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se Teatri i Operës dhe Baletit do të shndërrohet tërësisht.

“Besoj se është një ditë e shënuar mirë në kalendarin e ministres së Kulturës për ta kremtuar me këtë aktivitet që synon të promovojë pikërisht rindërtimin e teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit dhe ndërtimin e një skene të re për njerëzit e teatrit, një hapësirë për çerek shekulli ishte e braktisur dhe e mbushur me mbeturina të kohës së shkuar.

Sot ka nisur të transformohet në skenën e re të kryeqytetit. Fatkeqësisht pluhuri për të cilin fliste Kadri Roshi është tjetër nga pluhuri i harresës që ka zënë shtresa shumëvjeçare në institucionet e skenës nga pikëpamja e kujdesit për infrastrukturën.

Sot ai po shembet vetë. Ne do ndërtojmë një skenë të re me mjedise moderne. Do të jenë një alternativë me mjedise që nuk kanë qenë kurrë më parë. Më në fund do të bëjmë edhe rindërtimin e plotë të Teatrit të Operës dhe Baletit”, deklaroi Rama.

7 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>