Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Strehimi Social, MZHU jep mbështetje financiare për 5 bashki

$
0
0

Banesa entiMinistria e Zhvillimit Urban miraton fondin prej prej  4,571,992 lekë për 5 bashki, të cilat përfitojnë grante të menjëhershme për strehimin. Ky fond do t’i shpërndahet 20 familjeve,  të cilat plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.

20 familjeve përfituese, nëpërmjet këtij fondi do t’i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare. Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga 5 bashkitë, në mbështetje të dispozitave ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar, me VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”.

gjitha njësive të qeverisjes vendore, u është kërkuar të paraqesin pranë MZHU, kërkesat për grante të menjëhershme, brenda datës 8 korrik 2016, të miratuara, me vendimet e Këshillave Bashkiakë, respektivë, në mbështetje të pikës 2 të VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm”, sipas shtojcës A të këtij vendimi.

Grupi i punës ka miratuar:

  1. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Kavajë, në shumën 1,339,533 lekë. (6 familje përfituese)
  2. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Gramsh, në shumën 227,204 lekë. (1 familje përfituese)
  3. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Vlorë, në shumën 420,000 lekë. (1 familje përfituese)
  4. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Pogradec, në shumën 215,646 lekë. (2 familje përfituese)
  5. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Korçë, në shumën 2.369.609,7 lekë. (10 familje përfituese)

Bonusi i strehimit, mbështetje për 21 familje në Tropojë

Ndërkohë, për të siguruar përfshirjen e sa më shumë qytetarëve me pak apo aspak të ardhura, si përfitues direkt nga programet e strehimit këtë vit është hapur edhe një programi i Bonusit të Strehimit, nëpërmjet të cilit sigurohet pagesa e qirasë në treg të lirë nga buxheti i shtetit. Thënë ndryshe, Ministria e Zhvillimit Urban mbështet financiarisht pagesën prej 50% të qirasë minimale të tregut që nga momenti kur aplikuesi fiton të drejtën e bonusit e deri në fund të vitit. Bashkia e Tropojës i shtohet njësive vendore, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga programi i bonusit të strehimit. Një fond prej 238 mijë lekësh, financim i buxhetit të shtetit do t’i jepet bashkisë Tropojë për 21 familje, të cilët plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve për strehim.

Kërkesa e ardhur nga kjo bashki është miratuar nga grupi i posaçëm i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, mbështetur në dispozitat e ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar, me VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit “, i ndryshuar. MZHU u ka dërguar shkresa bashkive, në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt Maj dhe Qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonus. Aktualisht,  pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 6 bashki: Elbasan, Mirditë, Korçë, Pogradec, Has dhe Tropojë,  të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për 58 familjet përfituese.

Vetëm në dy muaj Korrik- Gusht,   Ministra e Zhvillimit Urban me fondet e saj  ka mundësuar ofrimin e një strehimi të përballueshëm për 79 familje, 21 prej të cilave i përkasin bashkisë Tropojë.  Afati i fundit për të gjitha bashkitë për të aplikuar për bonusin e strehimit është 30 Shtatori 2016.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>