Qeveria e Kosovës mori vendimin që të tërheq nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, “për shkak të situatës së krijuar”.
Në debatin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, “për shkak të pasigurisë”.
Mbyllja e seancës së Kuvendit të Kosovës u prit me gëzim nga qindra protestues të mbledhur përpara ndërtesës, në kundërshtim të demarkacionit.
Policia e Kosovës ndërkaq, bëri të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisjeje, në lagjen Dardania, të Prishtinës, ka arritur që të gjejë rreth pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi, vaj të zi, dhe benzinë të përpunuar.
Kosovë, nis seanca plenare; arrestohet 2 deputetë të Vetëvendosjes
Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndërprerë seancën e sotme, pasi siç thanë ata kjo është në kundërshtim me rregulloren që është miratuar nga deputetët.
Tensionet nuk kanë munguar dhe masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit kanë qenë tepër të larta për të parandaluar incidentet me gaz lotësjellës, sikurse u verifikua me rastin e Gjykatës Speciale.
Kështu, agjentët e sigurisë së Kuvendit kanë arrestuar deputeten e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur i fshehur mes flokëve një spraj.
Më pas ka ardhur arrestimi i deputetes tjetër Aida Dërguti, e cila është ndaluar në tualetin e Kuvendit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, Dërguti po nxirrte një bombol gazi të fshehur në trup.
1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)