Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Operacioni “Ballenjë e Madhe” në Bulqizë, asgjësohen 16.000 bimë kanabis

$
0
0

BallenjePolicia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike, duke asgjësuar 16 mijë rrënjë kanabis dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione.

Në një operacion me emrin e koduar “Ballenjë e Madhe”, në njësinë administrative Martanesh, në Bulqizë, në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë Ah,  janë konstatuar pesë parcela afër me njëra-tjetrën të kultivuara me bimë narkotike.

Nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 16.000 rrënjë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Bimët varionin  me përmasa nga 90 cm, në 170 cm.

KallashiGjatë kontrollit të ushtruar përreth është konstatuar një vend qëndrim i mbuluar me plastmas, ku brenda tij janë  gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri  “Kallashnikov” dhe 55 copë fishekë. Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>