Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Irlandë, avioni bën ulje emergjente, 16 persona të plagosur

$
0
0

Shannon-airport-building-200816 persona janë plagosur pasi një avion që kishte ndërmarrë një fluturim transballkanik bëri turbulencë. Avioni u detyrua që të bënte ulje emergjente në aeroportin “Shannon”, në Republikën e Irlandës.

14 janë pasagjerë dhe dy pjesëtarë ekuipazhi, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, në ngjarjen e ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit.

“Ulja emergjente erdhi pas turbulencave të papritura. Avioni u ul në aeroportin e Shannon në Irlandë, ku u prit nga personeli mjekësor. United Airlines po ofron të gjithë kujdesin e mundshëm dhe mbështetjen ndaj pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit UA-880, që ra pre e turbulencave të papritura gjatë fluturimit nga Hjustoni në Londër gjatë ditës së sotme”, njoftoi kompania ajrore. Pasagjerët dhe ekuipazhi i plagosur u dërguan në spital në Limerick.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>