Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Vetting”-u, Basha mbledh grupin e PD: Nuk do të bojkotohet seanca

$
0
0

Partia Demokratike Lulzim BashaKreu i PD, Lulzim Basha mblodhi sot grupin parlamentar pak orë para seancës së jashtëzakonshme për ligjin e vettinngut. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se opozita nuk do të bojkotojë seancën e sotshme parlamentare. “Do të marrim pjesë dhe do mbrojmë amendamentet tona” thonë burime të PD-së.

Kreu i PD Basha është shprehur se PD është e vendosur për largimin  e gjyqtarëve të korruptuar. Basha u shpreh se miratimi i ligjeve  nuk është thjesht një një proces politik por legjislativ dhe kushtetues.

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“. Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748