Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Eliminatoret “Rusi 2018”, De Biazi konfirmon: Cana është tërhequr

$
0
0

De Biazi & Lorik CanajTrajneri i kombëtares sonë, Xhani de Biazi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen miqësore me Marokun dhe në ndeshjen e parë kualifikuese me Maqedoninë. Gjithashtu ai prezantoi edhe mjekun e ri të kombëtares.

Ai bëri me dije se Cana nuk është grumbulluar, pasi ai është tërhequr. Kapiteni i skuadrës do të caktohet ditët në vijim.

“Desha të rikujtoj se në këtë ndeshje nuk do të jetë Lorik Cana, i cili ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Dua ta falendroj për kontributin e madh që ka dhënë. Europiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meriton një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne”, tha trajneri për Canën.

Sa i takon debutimit të kuqezinjve në eliminatoret e “Rusi 2018″‘, italiani shtoi: “Grupi jonë është shumë i vështirë pasi kemi Itali, Spanjë, Izrael që janë skuadra shumë të forta. Por edhe me Maqedoninë duhet ta vlerësojmë pasi duhet të japim 101% të mundësive tona. Që nga ky çast duhet të shtrydhim trurin mirë për të krijuar skuadrën e re. Duhet të harrojmë pjesën e kampionatit europian që me entuziazëm dhe forcën e grupit arritëm atë rezultat”, tha De Biazi.

lista-e-kombetares29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>