Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Koplik-Shkodër. Mjeti motoçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç, ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik.
Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur shkakun e aksidentit.
18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)