Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Lame favorizon emigrantët: Të nisin procedurat e legalizimit

$
0
0

LameKreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për mediat ditën e sotme, bëri me dije se institucioni që drejtohet prej tij ka vijuar punë pa ndërprerë, madje me intensitet më të lartë gjatë muajve të verës, që përkon me periudhën kur emigrantët kthehen në atdhe.

Sipas Lames, kjo është periudha kur emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës kthehen në atdhe dhe marrin letrat e dokumentet për përfshirje në procedurat e legalizimit. Nisur nga kjo situatë, kreu i ALUZINI-t ka kërkuar nga qytetarët të tregohen mirëkuptues e të lënë hapësirë për emigrantët që të kryejnë procedurat.

Për ta, tha Lame, janë hapur edhe sportele të veçanta. Duke vlerësuar maksimalisht punën e bërë nga institucioni që drejton, Lame tha se ALUIZNI është shembulli më i mirë se është e mundur të krijohen institucione të besueshme brenda këtij shteti.

Ndërsa referuar shifrave konkrete lidhur me procesin e legalizimit në vend, Lame bëri me dije se vetëm gjatë muajit korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi, ndërsa me një mesatare, çdo muaj janë dhënë 5 mijë leje legalizimi.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>