Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur sot me praninë vetëm të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që mungonin përfaqësuesit e PS.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë komision, Oerd Bylykbashi tha se PD kishte mbi dy orë që priste ardhjen e mazhorancës për të miratuar propozimet e dakordësuara mes palëve që u përgëzuan edhe nga ndërkombëtarët.
Sipas Bylykbashit, nëse PS nuk vjen në komision brenda ditës së sotme atëherë drafti hibrid i zyrtares amerikane Nuland nuk mund të votohet nesër në Kuvend.
“Ka më shumë se 2 orë që përfaqësuesit e PD-LSI janë mblidhur për të votuar ndryshimet për të cilat ranë sot dakord palët politike. Mbledhja është esenciale që paketa Nuland të shkojë nesër në kuvend.
Nëse mazhoranca nuk vjen në komision vihet në rrezik seanca e nesërme. PS tentative për të minuar procesin”, tha Bylykbashi.
Anëtarët e Partisë Demokratike në komision kanë kërkuar formalizimin e marrëveshjes së arritur ditën e sotme dhe miratimin e nenit të shumëpërfolur 88…
20 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)