Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Meta i telefonon Hahn: Jemi të angazhuar për konsensus

$
0
0

meta-hahnKryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi, me kërkesë të tij, një bisedë telefonike me Komisionerin Hahn. Meta e informoi Hahn mbi takimin e djeshem me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Basha dhe mbi diskutimet në nivel ekspertësh mbrëmjen e djeshme.

Kryeparlamentari e informoi Hahn se reforma në drejtësi është çeshtja e parë e rendit te dites se Kuvendit me date 21 korrik dhe e garantoi kompromisi eshte shume prane.

Meta garantoi Komisionerin Hahn se reforma në drejtesi do të miratohet me konsensus dhe se ai vetë eshte i angazhuar qe palet te arrijne kompromisin mbi propozimin hibrid.

Kreu i Kuvendi kërkoi nga komisioneri Hahn që faktorët vendas dhe ndërkombëtarë të punojnë për konsensus deri ne fund. Meta garantoi se 21 Korrik do te jetë një ditë historike dhe suksesi për të gjithë shqiptaret dhe falënderoi Komisionerin Hahn për mbështetjen e BE në proces.

Komisioneri Hahn u shpreh se BE pret miratimin e reformës më date 21 korrik Komisioneri Hahn u shpreh se liderët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësi. Komisioneri Hahn u shpreh se reforma ne drejtësi është hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit ne BE

19 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>