Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Mitropoliti grek: Rama synon dehelenizimin e Himarës

$
0
0

Deklarata e klerikut të lartë: Epiri i Veriut do të bashkohet me Greqinë

Mariglen Mullai

mitropolitiKleriku i lartë i kishës ordodokse greke sulmoi ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Greqisë. Mitropoliti i Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Andreas, ka bërë disa deklarata që janë botuar në të përditshmen “Estia” dhe që janë pasqyruar në disa media të tjera greke. “Një sulm i ndaj Greqisë ka nisur nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke i përshkruar problematike marrëdhëniet shqiptaro-greke. Prandaj, Edi Rama duhet të lejë mënjanë guximin dhe paturpësinë. Do apo nuk do, Epiri i Veriut, herët a vonë, do të bashkohet me Greqinë. Duke folur me ambasadorët, zoti Rama i ka imponuar Greqisë përgjegjësinë e plotë për grumbullimin e kaq shumë problemeve”- thotë mitropoliti.

Më poshtë janë disa përmbledhje nga deklaratat e tij:

  • Në qoftë se marrëdhëniet greko-shqiptare janë, sipas zotit Rama, më problematike për Tiranën, fajtori i madh është Shqipëria
  • Për shkak se jo vetëm që nuk i respekton të drejtat themelore të njeriut të grekëve të Epirit të Veriut, por po konfiskon pasuritë e minoritetit për dehelenizimin e Himarës
  • Refuzon me kokëfortësi për të mbledhur dhe për të varrosur eshtrat e oficerëve grekë dhe ushtarëve heronj, siç refuzon me kokëfortësi ngritjen e varrezave ushtarake greke në Korçë.
  • Paturpësisht ka propoganduar të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe” dhe qarkullojnë harta të Florinës, Kosturit, Janinës dhe Artës dhe Prevezës, të cilat “bien” në … Shqipëri.

19 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>