Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Lionel Mesi dënohet me 21 muaj burg për fshehje taksash

$
0
0

Mesi dhe i atiYlli i futbollit botëror, Leo Mesi është dënuar  me 21 muaj burg nga gjykata spanjolle, për fshehje taksash.

“Kam nënshkruar sepse kisha besim te babai im dhe nuk mendoja se mund të më mashtronte. Nuk jam interesuar kurrë për këto çështje, për këtë arsye nuk e dija se po shkelja ligjin. Nuk dija asgjë, unë kam menduar vetëm për të luajtur futboll. Kam pasur shumë besim te babai dhe tek avokatët”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Lionel Mesi gjatë dëshmisë së tij të fundit në gjykatën spanjolle. Dëshmi që duket se nuk është besuar nga gjykata, e cila e ka dënuar lojtarin me 21 muaj heqje lirie për evazion fiskal. Tani fjala i kalon apelit ku pritet që ky vendim të hidhet poshtë ose që lojtari të arrijë një marrëveshje me autoritetet spanjolle ashtu siç ka ndodhur me Havier Maskeranon para pak muajsh. Gjithashtu, sipas ligjeve spanjolle çdo ndëshkim që nuk i tejkalon dy vitet mund të pezullohet.

Mesi dhe babai i tij, akuzohen nga autoritetet spanjolle se nuk kanë paguar 4.2 milionë euro taksa mes 2007-ës dhe 2009-ës. Të dy rrezikojnë 21 maj burg. Sipas akuzës, ata kanë krijuar një seri shoqërish në parajsa fiskale për të shmangur taksat, veçanërisht për sa i takon të ardhurave nga të drejtat e imazhit.

6 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>