Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë përgjegjëse kompaninë koncesionare për grabitjen e rreth 1 milion eurove në pistën e aeroportit të Rinasit pak ditë më parë.
Tahiri ka bërë thirrje se duhet parë sistemi dhe mekanizmat e sigurisë në aerpotin e Rinasit dhe pemtoi se nuk është e largët dita që autorët do të kapen dhe do të dalin para përgjegjësisë.
“Është një ngjarje e rëndë që cenon rendin publik dhe sigurinë kombëtare, por siguroj se gjithçka do të zbardhet. Ka një kontratë që nga viti 2004 që ndalon policinë të kujdeset për sigurinë e aeroportit të Rinasit. Policia kujdeset vetëm për terminalin e udhëtarëve në Rinas. Kjo sipas kontratës, pastaj është tjetër çështje nëse kontrata duhet riparë, – shpjegoi Tahiri. – Testet të njëpasnjëshme kanë treguar dobërs themelore të sigurisë për shkak të përgjegjësisë direkte të koncesionarit dhe kompanisë që paguhet nga taksat e qytetarëve”.
Më pas Tahiri u shpreh se kontrata me autoritetin aeroportual TIA, të rishikohet: “Ose ta bëjë një gjë të tillë policia, ose Kuvendi duhet të rishikojë kontratën me koncesionarin. Kam shumë besim se dita nuk do jetë e largët që autorët do të arrestohen dhe do të përgjigjen para ligjit. Deri në atë moment, na duhet sistemi dhe të vlerësojmë mekanizmat e sigurisë të aeroportit të Tinasit. Policia nuk ka përgjegjësi, sepse sot do të ishim njëlloj si ata të koncesionarit që janë ndaluar nga prokuroria”, – tha mes të tjerash ministri i Brendshëm.
4 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)