Kryeministri Edi Rama ka përuruar linjën e re të trageteve Durrës-Bari. Gjatë një ceremonie përurimi në terminalin e portit të Durrësit, Rama tha se shërbimi i ri nga kompania e re detare do ta nisë aktivitetin në datën 31 korrik.
Rama shtoi se përfitimi do të jetë reciprok nga investimi i bërë nga të dyja palët.
“Kjo nuk është vetëm një linjë e re, por fillimi i një transformimi të ri rrënjësor për mënyrën e bashkëpunimit mes dy vendeve, – nënvizoi Rama gjatë fjalimit përshëndetës. – Është hapja e një kapitulli të ri që kur kemi nisur të qeverisim para dy vjetësh. Tashmë qytetarët shqiptarë, por edhe ata italianë, do të shërbehen me standarde të reja dhe moderne, ndryshe nga shërbimi mizerabël që ka ekzistuar në vitet e fundit dhe që kishte pësuar një degradim total në këtë sektor”.
“Ne jemi të gatshëm të shërbejmë dhe pajisim këdo që dëshiron të përdorë këtë linjë të re. Kompania e re do të rrisë cilësinë e shërbimit, – vazhdoi Rama. – Në raportin e Komisionit Europian, lexohet se në çfarë prapambetje është Shqipëria dhe se në çfarë gjendje e morëm ne administrimin e porteve dhe të këtij sektori. Ndaj dhe objektivi i qartë i synuar nga Ministria e Transporteve, ishte që Shqipëria të përdorë me nivel të ulur administrimi vetëm 60% të mundësive që ka”.
17 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Rama përuron linjën e re të tragetit Durrës-Bari: Nisja e një transformimi rrënjësor u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.