Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Grupi i zjarrit” në gjykatë, 11 nën akuzë për vrasjen e Ibrahim Bashës

$
0
0

Lazarati II. Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet për ngjarjet e qershorit të vitit të kaluar. Dy vëllezërit, Arbjon dhe Alban Aliko, janë ekzekutorët e efektivit të RENEA-s

arrestimiuProkuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim “grupin e zjarrit” që vrau efektivin Ibrahim Basha në Lazarat. Në gjykim janë dërguar 11 të pandehur për të ashtuquajturën dosja “Lazarati II”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha. Pesë persona akuzohen për vrasjen e punonjësit të policisë, ndërsa të tjerët për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë.

“Lazarati II”
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se një grup të rinjsh, nën drejtimin e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015. “Ka rezultuar se të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policinë, me qëllim që, në zonën e tyre, të rikthehej kultivimi i lëndës narkotike kanabis sativa, një paligjshmëri që ishte goditur në një operacion të gjerë në vitin 2014”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Sipas saj, mesnatën duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë. Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. “Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda akuzon 11 persona”, thotë akuza. Kështu, Arbjon Aliko, 21 vjeç, akuzohet për “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”. Të njëjtat akuza ka edhe vëllai i tij, Albani, si dhe Bajram Bocia, Elvis Bocia dhe Elson Kazma. Të tjerët akuzohen për armëmbajtje pa leje, vrasje të policëve në tentativë etj.

“Lazarati I”
Në janar të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 17 vite burg Gate Mahmutajn, personazh i njohur i botës së krimit, i dënuar dhe liruar disa herë nga burgu. Lazaratasi është shpallur fajtor për kundërshtimin e forcave të policisë në vitin 2014, duke i qëlluar me armë, kryesisht me të artilerisë së rëndë. 10 të pandehurit janë dënuar në total me 83 vjet burg, nga 110 që kishte kërkuar prokuroria. Me 17 vite u dënua Gatja dhe Arjan Basha, me 12 Ramadan Basha dhe Englent Aliko. Me 11 vite burg Matias Boçaj dhe Altea Haskaj, ndërsa me 7 vite Vandam Mahmutaj (djali i Gates), Klajdi Karemani dhe Lorenc Bregu. Drini Aliko u dënua me dy vite burg. Policia e Shtetit ka dërguar 180 materiale hetimore që lidhen me operacionin policor të zhvilluar nga data 15.06.2014 e në vijim gjatë këtij muaji, për rivendosjen e rendit në këtë fshat dhe kontrollin e territorit për lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në Lazarat prej vitesh kultivohej lënda narkotike në kundërshtim me ligjin dhe dokumentimi me prova i kësaj veprimtarie kriminale në shumë raste ka paraqitur vështirësi, pasi përpjekjeve të Policisë së Shtetit për t’u futur në këtë fshat, disa banorë të tij, herë pas here i janë përgjigjur me armë zjarri. Mësohet se si epiqendër e kundërshtimit me armë zjarri u bë magazina e Razip (Gate) Mahmutaj, e cila për nga pozicioni ishte dominant në raport me lëvizjet e Policisë së Shtetit nga fshati Derviçan në drejtim të Lazaratit. Nga kjo pikë rezultoi se në mbështetje të tij erdhën afërsisht 40 persona të armatosur, të cilët në orët e para të mëngjesit të datës 16 qershor 2014 bënë një rezistencë të armatosur prej disa orësh. Më pas, persona të ndryshëm, përfshirë edhe disa prej të pandehurve, u futën në brendësi të fshatit duke zënë pozicione të ndryshme e duke krijuar kështu vatra të ndryshme zjarri. Gate Mahmutaj fillimisht duke shfrytëzuar pozicionin dominant që kishte në fshat vendi ku ndodhej magazina e tij, falë protagonizmit të treguar edhe në të kaluarën në kundërshtimin e policisë me armë zjarri, ka motivuar shumë pjesëtarë të fshatit përbri t’i bashkohen atij, që të kundërshtojnë me armë zjarri policinë. Pas arrestimit të Mahmutajt në orët e vona të datës 17 qershor 2014 dhe avancimit të forcave të policisë në brendësi të fshatit, u bë e mundur fillimi i kontrollit të rrugëve, parcelave, banesave dhe ambienteve për rreth tyre për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme.
Të pandehurit e “Lazarati II”
Arbjon Aliko
Alban Aliko
Bajram Bocia
Elvis Bocia
Elson Kazma
Xhulio Malo
Klodian Selimi
Oltian Proko
Dervish Gaba
Ruhan Hiraj
Iljaz Xhaferaj

Dënimet e “Lazarati I”
Gate Mahmutaj, 17 vjet
Arjan Basha, 17 vjet
Ramadan Basha, 12 vjet
Matias Boçaj, 11 vjet
Vandam Mahmutaj, 7 vjet
Klajdi Karemani, 7 vjet
Lorenc Bregu, 7 vjet
Altea Haskaj, 11 vjet
Englent Aliko, 12 vjet
Drini Aliko, 2 vjet


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>