Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ndaj tij kishte bërë padi për shpifje ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Pas vendimit Beqaj tha se do ta vazhdojë këtë betejë ligjore, ndërsa theksoi se Prokuroria dhe Gjykata në këtë mënyrën po legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen.
Ministri i Shëndetësisë pretendonte se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij në një deklaratë të bërë më 17 nëntor të vitit të kaluar.
Basha ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera kompani, me të cilat ka konflikt interesi. “ Do ta apeloj vendimin e gjykatës. Shpifja dhe fyerja po legjitimohen si mënyrë e të bërit politikë”, tha Beqaj.
24 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)