Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Xhafaj: Djegia e mandateve? Nga temperaturat e larta po dëgjojmë lloj-lloj çudish 

$
0
0

XHAFA PER REFORMEN NE DREJTESI - Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur per gazetaret, pas nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi,/r/n/r/nXHAFA IN CONFERENCE - Lawmaker Fatmir Xhafa, speaks to journalists after a meeting of the Committee on judicial reform.Mazhoranca nuk tërhiqet, komisioni i posaçëm mblidhet pa opozitën

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës mazharanca nuk është tërhequr, duke vijuar edhe gjatë ditës së djeshme e vetme miratimin e neneve të projektligjit për Gjykatën Kushtetuese, pjesë e paketës prej 7 projektligjesh që do të shoqërojnë draftin kushtetues për reformën në drejtësi. Kreu i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha se ditën e premte komisioni do të përmbyllë projektligjin për Gjykatën Kushtetuese, duke e miratuar atë në tërësi. “Ditën e premte do shohim edhe këto nene për ta përmbyllur gjithë diskutimin për projektligjin për Gjykatën Kushtetuese. Janë nene që kanë të bëjnë kryesisht me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, kryesisht me nenet që kanë të bëjnë me këshilltarët për statusin e tyre dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Xhafaj. Sakaq, opozita mungonte dhe në mbledhjen e së hënës, pasi kundërshtoi nisjen e këtij procesi, për sa kohë palët janë në negociata dhe nuk kanë gjetur mirëkuptim për pikën e vetme të paketës kushtetuese, atë të formulës së votimit të emërimeve nga ana e Parlamentit të disa anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Socialisti ndërkohë iu përgjigj dhe kërcënimeve të opozitës për djegien e mandateve nëse reforma kalon në mënyrë të njëanshme. “Janë rritur shumë temperaturat  kohët e fundit dhe mund të dëgjosh lloj-lloj çudish për djegie, për shkatërrim. Besoj se është thjesht efekti i temperaturave të larta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>