Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kundërshtuan policinë në gjendje të dehur; arrestohen dy persona

$
0
0

policia arrestimDy persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për paraqitjen e dokumenteve të identifikimit dhe dokumentacionin e mjetit. Në pranga kanë rënë shtetasit Blerim Lugja 26 vjeç dhe Florin Lugja 21 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje në lagjen Nr.3, Durrës, rreth mesnatës kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik pas kërkesës për paraqitjen e dokumenteve të identifikimit dhe dokumentacionit të automjetit tip ‘Fiat Punto’, me targa AA 189 NJ, me drejtues shtetasin Blerim Lugja. Nga bërja e testit të alkoolit drejtuesi i mjetit ka rezultuar i pirë në masën 0.57 mg/litër.

Shtetasit e mësipërm janë persona me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik “dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasit Blerim Lugja dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit Florin Lugja.

22 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>