Skrapar
Komisariati i Policisë së Skraparit ka asgjësuar me anë të djegies 1596 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët u gjetën të kultivuara në një parcelë pa pronar, në vendin e quajtur ‘’Pylli i Ceries’’, në fshatin Dobrush, Bogovë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike’’.
Shkodër
Ndërkaq në Shkodër, policia ka asgjësuar një sasi të madhe droge në zona të pyllëzuara. 10040 bimë, u gjetën në vendin e quajtur ‘Lumi i Ndërfushajve’ dhe ‘Maja e Qerpikut’, fshati Mazrek Shkodër. Hashashi ishte kultivuar në zona të pyllëzuara me shkurre, me gjatësi 20-100 cm. Në vendin e quajtur “Përroi i Sheut”, fshati Benë, u asgjësuan 640 rrënjë dhe në vendin e quajtur ‘Ishull’, që ndodhet në mes të dy degëzimeve të lumit Drin, fshati Kosmaç, u gjetën 10130 bimë. Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në fshatin Dush, në vendin e quajtur “Mrizi i Krahnës”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 311 bimë të dyshuara kanabis sattiva dhe u arrestuan dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit Florian Pergjegjaj, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Gjergj Përgjegjaj, 57 vjeç, banues në fshatin Dush ,Pukë; kryeplak i fshatit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Memaliaj
Në afërsi të fshatit Kalivaç, të Memaliajt, janë asgjësuar 2765 bimë narkotike. Droga ishte kultivuar në anën e majtë të Përroit të lagjes Leshnje, në afërsi të fshatit .Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Korçë
Drogë është gjetur edhe në qytetin e Korçës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në total janë asgjësuar mbi 2000 rrënjë kanabis. Gjithashtu, policia ka identifikuar dhe arrestuar kultivuesin. Në pranga ka rënë shtetasi Blerand Gjona, 27 vjeç, banues në fshatin Prenisht. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pranë vendit të quajtur “Velangovë” mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies, një sasi prej 2000 rrënjë bimë të dyshuara narkotike. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Vlorë
Në Vlorë janë asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave: Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe
22 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)