Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Prezantohet plani urbanistik, Veliaj: Tirana do të ketë 7 qendra

$
0
0

erion-veliaj-1Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot planin urbanistik. Prezantimi është bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deklaroi se synohet që drafti i planit të përgjithshëm urbanistik të realizohet brenda vitit të parë të tij si kryetar. Veliaj tha se sot Tirana është më e pastër dhe më e ndriçuar. Veç kësaj u shpreh se është i vetëdijshëm që do ketë kundërshtime, pasi sipas tij çdo punë e rëndësishme ngjall debat.

Unë e di se si çdo ide e mirë, si çdo ide ambicioze do provokojë. Më thoni një punë që nuk ka pasur zhurmë, siç ishte parku i lojërave, që kaloi në histeri. Ishte shumë zhurmë për asgjë.

Është e rëndësishme që të marrim ide të drejta. Ju kemi dhënë një vit provë, ku gjërat nuk janë të komplikuara, por janë ato që kemi thënë. Ju kemi dhënë mjaftueshëm prova për të treguar se gjërat që themi janë realisht ato që bëjmë.

Tirana do të ketë 7 qendra. Tirana policentrike do të ketë qendër atë që ka sot, Kombinatin, Kinostudion, Laprakën, Bulevardin e Ri, në Shkozë dhe Qyteti Studenti. Tirana me 1 milionë banorë nuk mund të vazhdojë të sillet vetëm rreth sheshit ‘Skënderbej’. Shumë institucione duhen shpërndarë në këto qendra, në mënyrë që t’i jepet frymë qytetit dhe jo të gjithë të dynden në qendër kur kanë hall”, deklaroi Veliaj.

1 vit nga zgjedhjet, Veliaj falenderon qytetarët: Shpresoj të kem justifikuar besimin që më dhatë

Në 1 vjetorin e fitores së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan atij zhvillimin e qytetit. Duke folur gjatë takimit ku u bë edhe prezantimi i draftit te vizionit dhe strategjisw së Planit të Përgjithshëm Vendor, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka gjetur rastin të shprehe mirënjohjen e tij për të gjithë ata qytetare që votuan për transformimin e Tiranës.

“Ekzaktësisht 1 vit më parë, në 21 qershor të vitit të kaluar Tirana vendosi që të na jepte besimin për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Sot ndihem i emocionuar dhe dua t’i them faleminderit të gjithë atyre që na e dhanë këtë besim dhe që na bekuan me besimin e tyre për të provuar qoftë edhe këtë vit të parë, se disa gjëra mund të shkojnë në drejtimin e duhur, ku ka një vullnet ka një zgjidhje, pavarësisht rrethanave, pavarësisht vështirësive, pavarësisht financave”, tha kryetari I Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai ka theksuar se gjatë këtij viti është përpjekur që të justifikoje plotësisht besimin e dhënë dhe t’ua kthejë atë qytetarëve me punë konkrete për Tiranën. “Dua t’i falenderoj të gjithë ata qytetarë që ndoshta na ndjekin tani nëpërmjet ekranit, me shpresë që nuk i kemi zhgënjyer dhe me premtimin se ky ishte vetëm viti ynë i parë dhe më e mira ende s’ka ardhur”, shtoi Veliaj. Ai ka siguruar gjithashtu edhe ata që nuk e votuan apo ata që kanë qenë skeptik se Bashkia e Tiranës punon për të gjithë pavarësisht bindjeve politike të gjithkujt.

“Dua të falenderoj ata që nuk na votuar, fakti që nuk na votuan do të thotë që ka ende hapësirë për të bindur njerëzit se si mund të punohet, ka ende hapësirë për të komunikuar me skeptikët, me cinikët, me ata që ndoshta janë kundërshtarë politikë që duhet të kuptojnë që përtej partisë është Tirana. Është një qytet që nëse bashkia e mbjell nje pemë, i bën njësoj për të gjithë, pavarësisht se si kanë votuar qytetarët. Kur bashkia rregullon një rrugë, ecin të gjithë, pavarësisht se si kemi votuar, kur bashkia rregullon, sistemon një çerdhe, një kopsht, një shkollë e bënë këtë si për ata që janë të majtë edhe ata që janë të djathtë apo edhe ata që janë pa parti”, theksoi kryetari i Bashkisë.

21 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>