Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Futet në stadium si shqiponjë, UEFA e vlerëson si fansin më të mirë (Foto)

$
0
0

Borin ShehuBorin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë me Rumaninë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme.Borin 2Djali nga Shqipëria, që studion për art në Francë, kishte bërë krahët gjigand të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë. Borin Shehu nuk mjaftohej me kaq, por kishte lyer edhe fytyrën dhe mbante veshur rrobat tradicionale. Kjo mënyrë mbështetjeje e Kombëtares, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, e cila për disa herë e nxori në monitorin gjigand që ndodhej në stadium.Borine 3

Më pas ata u interesuan për emrin e djaloshit shqiptar dhe e thërritën për t’i dhënë çmimin si fansi më i mirë. Këto kanë qenë momente magjike për studentin. Ai nuk e mendonte kurrë që veprimi i tij do të vlerësohej kaq shumë. Borini ka bërë një status në Facebook ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar.Borin 4“Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”, shkruan i riu nga Tirana.3816f57e-e207-4ce8-b99e-30b9b76e5346

20  qershor 2016 (gazeta-Shqipa.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>