Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Nishani vs Veliaj, nis procesi në gjykatë

$
0
0

Bujar Nishani & Erion VeliajPresidenti ka paditur për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, i kërkon… 100 lekë. Përplasja në distancë për parkun e Liqenit dhe deklaratat kundër njëri-tjetrit. Do sekuestrohen pamjet në TV

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po përballen në një proces të pazakontë gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Kreu i shtetit i ka kërkuar gjykatës që ta dëmshpërblejë me… 100 lekë, si pasojë e shpifjeve nga ana e Veliajt. Ditën e djeshme, u zhvillua edhe seanca e parë, ku ishin paraqitur vetëm përfaqësuesit ligjorë të dy titullarëve të institucioneve. Avokatët e Veliajt kërkuan kohë që të njihen me padinë dhe argumentet ku bazohet ajo. Nga ana tjetër, edhe gjykata mori kohën e nevojshme për të urdhëruar një kanal televiziv që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike ku shfaqet Veliaj duke akuzuar Presidentin e Republikës.

Pak ditë më parë, Veliaj tha për Nishanin se “zhgënjeu publikun në mënyrën si vodhi pronën e Kishës Katolike në Elbasan”. Më pas, Nishani tha se “një njeri, kushdo qoftë që vjedh ka vetëm një emër, hajdut. Unë besoj që shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e Presidentit, shteti shqiptar nuk mund të ketë në krye të tij një njeri që është hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli, dënohet sipas ligjeve të shtetit dhe kodeve penale. Kjo është një çështje që i kalon për shqyrtim drejtësisë. Drejtësia ka përgjegjësi ligjore ose të vërtetojë akuzat dhe identifikojë Presidentin si hajdut dhe ta dënojë, ose përdhosësin e shtetit shqiptar përmes shpifjes ta dërgojë të përballet me mua. Kjo është një rrugë pa kthim, rrugë pa ndalesë”. Më tej tha se Presidenti do të ndjekë çdo seancë dhe çdo vendim që do të merret gjatë hetimit të veprimtarisë së Presidentit dhe akuzave të bëra ndaj tij.

Ndërkohë, sipas Nishanit, protesta në Gjykatën Administrative ishte presion i hapur ndaj pushtetit gjyqësor, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Manifestimin s’e kishim parë në 25 vitesh, shqetësimet të ngrihen në një sistem drejtësie të painfluencuar, të pakërcënuar, të pashantazhuar. Sulmi i dhunshëm, qartazi terrorizues ndaj gjyqtarëve në ushtrim të funksioneve kushtetuese, të cilin e dënoj me ashpërsinë më të madhe, jo vetëm për faktin se është një sulm i organizuar dhe instrumentalizuar politik, por i realizuar ndaj një pushteti të pavarur kushtetues, i cili është përcaktuar nga Kushtetuta e Shqipërisë si mekanizmi i vetëm për të garantuar të drejtat themelore”, tha Nishani.

Ndërkohë, për këtë padi, Veliaj i është përgjigjur Nishanit. “Bujar Nishani nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi edhe një herë, për çudinë e askujt, se është një kryelodër në duart e njërit prej biznesmenëve të familjes, duke humbur kështu legjitimitetin e të qenët përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar!”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, teksa vijoi se Presidenti sulmon lodrat, por nuk shqetësohet fare për një grup gjykatësish që e kanë bërë lodër në dyert e tyre interesin publik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>