Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Veliaj: Brenda verës, flotë e re pastrimi në kryeqytet

$
0
0

Erion VeliajBilanci

Vendimi tjetër? Do të ndalohet çdo person që mbledh mbeturina në kazanët e mbetjeve. Grumbulluesit e plehrave do të punësohen në landfillin e Sharrës”

Bashkia e Tiranës bëri dje sërish bilancin e punëve të kryera në harkun e një viti nga zgjedhjet e shkuara vendore, sa i takon pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit. Në një takim ku morën pjesë drejtuesit e ndërmarrjeve të pastrimit, gjelbërimit dhe parqeve si dhe qytetarë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një prezantim të punës së kryer që nga dita e parë kur bashkia u përball me situatën e vështirë në të cilën gjendej qyteti sa i përket pastrimit, ndërsa tha se falë marrëveshjes me Bashkinë e Veronës, brenda kësaj vere, do të ndryshojë e gjithë flota e pastrimit të qytetit, përfshirë edhe kazanët e mbeturinave. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te pastrimi, kryebashkiaku theksoi se falë punës së zhvilluar në 10 muaj, sot Tirana është një qytet më i pastër dhe më i jetueshëm. “Njerëzit mund të kenë vlerësime të ndryshme, qoftë edhe të nisur politikisht, për punën e Bashkisë, por besoj se janë në unison për një gjë: Pas një viti, Tirana është shumë herë më e pastër, shumë më e gjelbër se ç’e gjetëm”, tha ai. Veliaj shtoi se puna e bashkisë ka qenë e fokusuar në dy drejtime: në kulturë dhe në infrastrukturë. Ai përmendi këtu të gjitha ndërhyrjet, duke filluar që nga rregullimi dhe lyerja e kazanëve të plehrave dhe deri te vendosja e sistemit të gjobave për të gjithë ndotësit e ambienteve publike, me qëllimin për të ndërgjegjësuar çdo qytetar se një qytet mbahet i pastër nëse çdokush bën detyrën e tij. “Duhet të inkurajojmë një kulturë ku themi se në qytetin tonë nuk lejohet të ndotësh. Ndaj, më vjen mirë që AMK dhe Policia Bashkiake po vazhdojnë me vendosjen e gjobave për ata që ndotin. Sot kemi 1/10 e shkeljeve që kishim një vit më parë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. Lidhur me infrastrukturën ai deklaroi se brenda këtij sezoni veror, do të kemi një qytet edhe më të pastër, falë investimeve që do të bëhen në fushën e pastrimit. “Kur pushuesit të kthehen nga pushimet në shtator, Tirana do të ketë një flotë të re me kosha të rinj, si dhe një kompani të re publike, e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës, do të menaxhojë pastrimin e qytetit”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se kjo do të pasohet edhe me një vendim tjetër, ku do të ndalohet çdo ndërhyrje në kazanët e mbetjeve. “Në Tiranë do të jetë e ndaluar hyrja në çdo kosh mbeturinash dhe nxjerrja e të gjitha mbetjeve jashtë tij për të kapur një kanoçe ose një shishe plastike. Çdo nxjerrje nga koshi, nxjerr qindra, mijëra, miliona mikrobe. Kjo i ka të gjitha premisat ta kthejë qytetin e Tiranës në një zonë epidemike nëse vijon kështu”, theksoi Veliaj, ndërsa shtoi se ata që merren sot me grumbullimin e plehrave nëpër kazanë do të kenë mundësi të punësohen në impiantet e Sharrës. Pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë direkt me situatën e pastrimit, është edhe krijimi i një landfilli të ri për qytetin e Tiranës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>