Pjesa e dytë
Fortesa e ndërtuar nga Shqipëria përgjatë 90 minutave, duke rezistuar më së miri ndaj Francës, ka rënë për 5 minuta, teksa në minutën e 90-të dhe të 94-t, kuqezinjtë janë ndëshkuar nga dy gola të shpejtë. Një ndëshkim i pamerituar, që ka ardhur nga lodhja, presioni dhe mungesa e përvojës. Franca bën një hap përpara për kualifikimin në raundin pasardhës, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë akoma, edhe pse kanë humbur dy ndeshje, pasi me rregullat e reja të UEFA-s, kualifikohen edhe skuadrat e treta më të mira.
22:50 94’ Gjyqtari jep pesë minuta shtesë. Shqipëria hidhet në sulm, maraj tenton të krosojë, por gabon. Franca nis kundërsulmin dhe topi shkon tek Payet, i cili në pozicion diagonal shënon golin e dytë. 2-0 dhe Shqipëria gjunjëzohet.
22:44 90′ Franca shënon me Griezman me kokë pas një krosimi të Rami nga e djathta: sulmuesi francez lihet i lirë nga Frederik Veseli që pak momente më parë zëvendësoi Ajetin e dëmtuar
22:39 81′ – Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të Matuidi.
22:35 77′ – Zëvendësimi i fundit për Francën: Giroud i lë vendin Gignac.
22:32 74′ – Futet në lojë Xhaka, del nga loja Kukeli, i dëmtuar.
22:30 71′ – Zëvendësimi i parë për tanët. Roshi hyn në fushë duke zëvendësuar Lilën.
22:28 69′ – Radha e Francës për të goditur shtyllën. Giroud kërcen bukur në zonë dhe topi i goditur me kokë prej tij mposht Berishën, por përplaset në shtyllë.
22:26 68′- Zëvendësimi i dytë për Francën. Del nga loja Coman, futet Griezmann.
22:26 67′ – Tjetër rast i rrezikshëm për Francën. Coman kroson nga e majta, por Giroud nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
22:14 56′ – Coman provon nga jashtë zonës, por asnjë rrezik për Berishën.
22:12 54′ – Kundërpërgjigjet Franca me Pogba! Një krosim i Payet gjen Pogba, i cili godet fort me të djathtën, por topi përfundon pak mbi traversë.
22:10 52′ – Shqipëria godet shtyllën! Memushaj i afrohet shumë golit të avantazhit pas një krosimi nga e djathta, por është i pafat.
22:08 48′ – Presion i jashtëzakonshëm i Francës. Tanët në vështirësi në minutat e para të pjesës së dytë.
22:06 47′ – Franca rrezikon sërish. Payet kroson rrezikshëm një goditje dënimi dhe topi që nuk preket nga askush përfundon ngjitur me shtyllën.
22:05 45′ – Franca rrezikon menjëherë. Coman godet me kokë, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën.
22:04 Nis pjesa e dytë e takimit. Franca zëvendëson Martial me Pogba.
Pjesa e parë
Franca dhe Shqipëria e kanë mbyllur në barazim pjesën e parë, ku kuqezinjtë e De Biazit kanë luajtur si të barabartë dhe pa frikë përballë Francës. Ka qenë një pjesë e parë pa raste të theksuara për gol, por kombëtarja jonë ka rrezikuar në një rast me Sadikun pas një krosimi nga e djathta e Hysajt.
21:49 45′ – Përfundon pjesa e parë: Francë-Shqipëri 0-0.
21:47 44′ – Memushaj godet rrezikshëm, por topi nuk ulet sa duhet dhe përfundon jashtë.
21:45 42′ – Shqipëria fiton një goditje dënimi në kufijtë e zonës. Ndërhyrje e gabuar e Evra ndaj Lilës.
21:39 36′ – Sërish kombinim Payet-Giroud nga një goditje dënimi, por rezultati i njëjtë: topi përfundon jashtë.
21:34 32′ – Sadiku provon nga larg me të majtën, por topi i devijuar përfundon pa forcë në duart e Lloris.
21:27 24′ – Shqipëria pranë golit! Hysaj kroson nga e djathta, por topi nuk arrihet nga Sadiku vetëm për pak.
21:25 21′ – Ajeti realizon një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Martial, i cili po bëhej gati për të goditur me të majtën brenda zonës.
21:25 21′ – Ajeti realizon një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Martial, i cili po bëhej gati për të goditur me të majtën nga brenda zonës.
21:19 15′ – Goditje dënimi për Francën nga e majta e sulmit. Payet kroson, por rreziku largohet nga Kukeli.
14′- Kërcënojnë tanët! Lenjani godet nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traversë.
21:14 11′ -Përpjekja e parë e Shqipërisë, Ansi Agolli kroson me të djathtën, por topi është i paarritshëm për Sadikun.
21:11 8′-Shqipëria mundohet të gjejë me topa të gjatë Sadikun, por deri tani, pa sukses.
Pasi janë kënduar himnet respektive kombëtare, ka nisur ndeshja Francë-Shqipëri, me “gjelat” që luajnë me uniformën blu dhe shqiptarët me uniformën e dytë, atë të bardhë. Pak para vërshëllimës së nisjes së takimit, të dyja skuadrat kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të dy viktimave në Paris, që u ekzekutuan nga një terrorist me origjinë franceze.
Formacionet e skuadrave
Francë: Loris, Sanja, Evra, Rami, Koshielni, Kante, Matuidi, Koman, Paje, Marsial, Zhirud.
Shqipëria: Berisha, Lila, Lenjani, Hysaj, Agolli, Kukeli, Mavraj, Ajeti, Abrashi, Memushaj, Sadiku.
16 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)