Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi, ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për shtyp. Ai tha se Franca na njeh tashmë, nuk do të na zhvlerësojnë.
“Informacioni? Nuk e di se nga i merrni të dhënat. Ne stërvitemi me dyer të mbyllura. Nuk kam vendosur ende për formacionin Franca është një skuadër e fortë dhe pretendente. Kaçe ka pasur probleme por nesër do të jetë 100% në formë. Franca luan në shtëpi dhe është favorite. Duhet të mbrohemi mirë dhe të nisemi shpejt”, tha trajneri.
Trajneri italian iu kthye edhe ndeshjes ndaj Zvicrës, ku, sipas tij, “bëmë një ndeshje të mirë ndaj dhe humbëm 3 mundësi të mira për gol“.
“I bëmë ballë një skuadre shumë të mirë që vuajti për fitoren. Të zhgënjyer nga rezultati, jo nga performanca“, tha De Biasi.
Në konferencën për shtyp, De Biasi ishte i shoqëruar edhe nga Ansi Agolli, i cili në ndeshjen ndaj Francës do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.
“E kisha të vështirë për të fjetur gjumë kur mora vesh se u zgjodha kapiten”, tha mbrojtësi i majtë.
14 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)