Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Rama do të kapë politikisht kontrollin e gjyqtarëve

$
0
0

Basha per reformenKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita ka insistuar vazhdimisht për përfshirjen e Komisionit të Venecias në proces dhe se kryeministri Rama kërkon të ketë nën kontroll politik procesin e kontrollit dhe vlerësimit të gjyqtarëve. Gjatë konferencës së tij përballë mediave, Basha theksoi se palët ndahen në një pikë në mënyrën e zgjedhjes së institucioneve të reja. Sipas tij  Rama pranoi parimin e ‘vendeve të rezervuara’ por nuk e aplikon.

“Kemi kërkuar që të përfshihet në këtë proces Komisioni i Venecias. Ky komision garantoi që në të dy draftet, ‘Venecia’ të thoshte fjalën e saj; të çmontonte 38 herë projektin e kapjes politike në sistemin e drejtësisë nga qeveria aktuale. Sot palët ndahen në një pikë; mënyra e përzgjedhjes së institucioneve të reja, kontrolluese e vendimmarrëse. Partia Demokratike nuk ka asnjë interes tjetër, përveç asaj që jam zotuar përpara qytetarëve për moskapjen e drejtësisë nga politika. Moskapja politike nuk është kusht, por është vetë reforma.  Rama pranoi formulën e vendeve të rezervuara për KLGJ e KLP, por nga ana tjetër nuk bëri të njëjtën gjë për Komisionin e Kontrollit dhe Vlerësimit dhe atë të Apelimit. Kjo është tendencë bëhet për të pasur në dorë kontrollin e gjyqtarëve”, tha Basha.

Gjatë momenteve që Basha ka qenë në konferencën për shtyp, duke folur për procesin e reformës në drejtësi, kryeministri Rama i është përgjigjur në Faceboook, duke thënë se nuk ka pranuar as sot pikën e debatueshme për ‘vendet e rezervuara. “Dikush duhet t’i thotë Lulëzimit që s’kam thënë asgjë të re sot nga ç’thashë  pas takimit me të dhe s’kam pranuar as sot vendet e rezervuara! E përsëris: Formulë zgjidhje me opozitën po, kompromis partiak për skanimin e gjykatësve e prokurorëve kurrë! Partitë larg duart nga skanimi!”, shkruan Rama.

13 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>