SHÇBA ka arrestuar 4 efektivë policie, të cilët akuzohen për kontrabandë. Mësohet se janë vënë në pranga: “Agim Berisha, shef i stacionit të policisë Shishtavec; Mursel Memishaj, inspektor trupë shërbimi policia Shishtavec; Agron Nela inspektor trupe shërbimi policia Shishtavec; Mirel Dalaci, inspektor, trupë shërbimi policia Shishtavec”.
Arrestimi i tyre u bë sot në orët e para të mëngjesit, pasi në datë 11 qershor kanë lejuar kalimin në PKK Shishtavec të automjetit tip ‘Scania’ me targë AA763DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.
13 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)