Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

SHBA-BE, plan kompromisi para takimit Rama-Basha, qeveria e pranoi 100%

$
0
0

takimiReforma në Drejtësi, burime ndërkombëtare i thanë Zërit të Amerikës se para takimit Rama-Basha, palëve iu paraqit një variant i ri ku kërkohej që secili të përshtaste pozicionet: “Qeveria e pranoi 100 për qind. Opozita këmbënguli te vendet e rezervuara”

Zëri i Amerikës ka mësuar arsyen se përse ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi dje se ndërsa “Qeveria shfaqi fleksibilitet, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë”, në takimin e realizuar të hënën mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë demokratike. Burime ndërkombëtare shpjeguan se SHBA-të dhe BE-ja i paraqitën qeverisë dhe opozitës, javën e shkuar një plan kompromisi për reformën në drejtësi.

Plani, i cili i paraprinte takimit mes dy udhëheqësve politik shqiptarë, iu kërkonte të dy palëve të përshtasnin pozicionet e tyre. Burimet saktësuan se “Qeveria e pranoi planin e kompromisit 100%. Opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme”. Pikërisht kjo këmbëngulje nga ana e PD është motivi pse Ambasada e SHBA-ve u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet.

9 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)/VOA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>