Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Elbasan, breshëri kallashnikovi, Çapjat qëllojnë mbi policinë

$
0
0

fotoNjë përplasje me armë zjarri mes anëtarëve të fisit Çapja dhe policisë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Breshëritë e kallashnikovit dhe shkëmbimi i zjarrit është dëgjuar për disa minuta në unazën jugore, pranë stadiumit, në afërsi të kompleksit ‘Universi’, pronë e familjes Çapja. Nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Policia ka shoqëruar 2 persona nga familja Çapja dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Burime policore bëjnë me dije se efektivët ishin pa uniformë dhe me makinë private ishin duke survejuar perreth kompleksit Univers, në kuadër të masave të sigurisë pas atentatit ndaj Çapjave 2 ditë më parë.

Këta të fundit duke menduar se mund të ishte ndonjë nga hasmit e tyre kanë qëlluar me breshëri në drejtim të policisë, që nga ana e vet është kundërpërgjigjur.

8 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>