Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Takimi Rama-Basha, BE dhe SHBA fshikullojnë opozitën shqiptare

$
0
0

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku Lu ka kerkuar miratimin e Reformes ne drejtesi brenda qershorit. /r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a meeting of the Committee on judicial reform.Ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë kanë reaguar pas dështimit të negociatave mes qeverisë dhe opozitës, të konkretizuara në takimin Rama-Basha për reformën në drejtësi. Në një deklaratë të ambasadës amerikanë në vendin tonë shprehet zhgënjimi për takimin Rama-Basha, ndërsa në nënvijëzohet se ndërsa qeveria shfaqi fleksibilitet për të arritur një marrëveshje për reformën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për opozitën.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë.  Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.

Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje. Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Ndërkohë, në deklaratën e Delegacionit të BE shprehet keqardhja që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi.

BE, përmes përfaqësuese së vet në vendin tonë, Romana Vlahutin rithekson se çdo deputet i kuvendit mban përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi.

Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi”, thuhet në deklaratën e BE.

8 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>