Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht tre zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për shkelje të procedurave të prokurimit. Të kallëzuarit në prokurori janë sekretari i përgjithshëm i ministrisë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe përgjegjësi i Sektorit të Financës pranë këtij institucion.
Gjatë një inspektimi të bërë në ministri, janë konstatuar shkelje nga ana e tre zyrtarëve, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 108 milionë lekësh të reja. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bllokuar kuotat për doktoraturat në IAL publike. Gjithashtu, KLSH ka rekomanduar largimin nga puna të kreut të Drejtorisë së Arsimit në Fier për një sërë shkeljesh.
14 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim KLSH kallëzon në prokurori tre zyrtarë të MAS-it: Shkaktuan 108 mln lekë dëm u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.