Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vlorë, policia parandalon një krim të mundshëm mes disa personave

$
0
0
arma
Arma e njërit prej persona të përfshirë në konflikt

Policia e Vlorës ka ndërhyrë dhe ka parandaluar një krim të mundshëm në Bulevardin e qytetit të Vlorës.

Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme duke patrulluar nëpër qytet kanë konstatuar një grup personash në orën 22:05, në Bulevardin “Vlorë-Skelë”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, të cilët janë përfshirë në një konflikt fizik.

Menjëherë ndërhynë shërbimet e Policisë  dhe pas neutralizimit të situatës, konstatuan se shtetasi Eusebio Bitaj, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri tip “Pistoletë”, duke kërcënuar dy vëllezërit, K.H. 26 vjeç dhe I.H. 24 vjeç, ku gjatë konfliktit ka dëmtuar me qytën e pistoletës K.H, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës duke marrë mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë konfliktit fizik edhe Eusebio Bitaj është dëmtuar nga vëllezërit e mësipërm, me një mjet të fortë (tullë) në kokë, jashtë rrezikut për jetën. Pas veprimeve proceduriale të Shërbimeve të Policisë, arrestohet shtetasi: Eusebio Bitaj, 23-vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”në publik”.

Ndërkohë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë kundrejt vëllezërve: K.H dhe I.H për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip “Pistoletë TT”, një krehër i mbushur me 7-fishekë (të cilat i përkasin shtetasit Eusebio Bitaj), një automjet tip “Audi”, me targë: AA990LU (i shtetasit K.H.)

14 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Vlorë, policia parandalon një krim të mundshëm mes disa personave u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>