Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Zbardhet vrasja në Vlorë; policia: I arrestuari, shumë i rrezikshëm

$
0
0

arrestim-vlore3Policia e Vlorës identifikon autorët e vrasjes së shtetasit Hyqmet Nexhipi dhe arreston njërin prej tyre. Në pranga ka rënë shtetasi Flobenc Gega, 34 vjeç, lindur në Shkodër, banues në Tiranë, ndërkohë që shpallet në kërkim Deison Nallbani, 30 vjeç, banues në Vlorë.arrestim-vlore1Burimet bëjnë me dije se Flobenc Gega është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit Hyqmet Nexhipi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e datës 23 janar 2016, në lagjen “Pavarësia”.

Personat e lartpërmendur e kanë ekzekutuar Nexhpin me armë zjarri “automatik”, në automjetin tip “Honda” me targa greke IBM3231. Si pasojë e plumbave 53-vjeçari  gjeti vdekjen e menjëhershme. Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”. Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”. Policia e Vlorës vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

1 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>