Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Laç, arrestohet 45-vjeçari i dënuar për drogë në Itali

$
0
0

arrestim_trafikant_armesh1_26437Kapet në Lezhë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim. Në pranga ka rënë shtetasi Arben Pershqefni , 45 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino – Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të ” Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim”.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Kurbin për ndjekje të mëtejshme.

31 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>