Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Krujë, merr flakë autobusi, 1 grua e vdekur dhe 12 të plagosur (Video)

$
0
0

AutobusiNjë autobus me turistë ka marrë flakë në qendër të qytetit të Krujës. Mësohet se ka shpërthyer motori, ndërkohë që mjeti po ecte.

Personat që ndodheshin në autobus janë besimtarë të Kishës Ortodokse të Vlorës. Nga zjarri ka 12 persona të lënduar në gjendje kritike për jetën, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të këtij qyteti për t’u transportuar më pas në Tiranë në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Policia konfirmon se nga flakët ka vdekur një grua rreth të 60-ve, e cila quhet Violeta Gjika, e cila ishte ulur në fund të autobusit dhe nuk ka pasur mundësi të dalë me shpejtësi nga mjeti pasi është përfshirë nga flakët.

Informacioni paraprak nga policia:

Autobusi 2Më datë 27.05.2016, rreth orës 11:25, në qendër të qytetit të Krujës, autobusi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë.

Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar. Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër.

Si dhe 12 persona janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilët vijojnë hetimet.

27 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>