Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Obama në Hiroshima, nuk kërkon falje: Mjaft me armë bërthamore

$
0
0

Barak ObamaBarack Obama ka zbarkuar në bazën e Iwakunit, 40 kilometra nga Hiroshima, në Japoni për vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendet ku SHBA-të lëshuan bombën atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Vizita ime në Hiroshimë është provë që edhe plagët më të dhimbshme mund të mbyllen, – ka thënë ai para marinsave të bazës. – Ta ni duam një botë më të lirë nga armët bërthamore”.

“Ne përkujtojmë sot të gjithë viktimat e asaj lufte të tmerrshme, të luftërave që kanë ndodhur më parë dhe të luftërave që do të vijnë. Ndoshta fjalët nuk mund t’a përshkruajnë dot një dhimbje të tillë por ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për t’a parë historinë në sy dhe për t’a pyetur veten se cfarë duhet të bëjmë ndryshe në mënyrë që t’a parandalojmë një vuajtje si kjo në të ardhmen”, – shtoi ai.

“Nuk dua falje nga ana e Obamës, dua vetëm t’i shtrëngoj dorën, pa urrejtje”. Këto janë fjalët e presidentit të Shoqatës së të mbijetuarve të Hiroshimës, Sunao Tsuboi: “Nuk e kam pritur asnjëherë të jetoja deri në ditën ku do të mund të shikoja një gjë të tillë”, – shtoi ai.

Obama, i cili e ka përsëritur disa herë se nuk do të kërkojë falje për bombën e 6 gushtit të vitit 1945, ka vendosur të vizitojë qytetin për “të nderuar memorien e të gjithë atyre që kanë rënë në Luftën e Dytë Botërore”.

Ndërkohë kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, gjatë samitit të G7-ës ka përshëndetur vizitën e presidentit amerikan: “Vizita e Obamës i jep një impuls të madh progresit për eliminimin e arsenalit bërthamor”.

27 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>