Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi sot se reforma në drejtësi duhet të kishte kaluar kohë më parë dhe vonesat lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese sipas tij janë të pajustifikueshme për çdo politikan.
Duke folur gjatë aktivitet të organizuar pasditen e sotme nga Konventa e Studentëve të LRI, Meta u shpreh se nuk ka të drejtë asnjë politikanë që të pengojë reformë në drejtësi, një proces që ka të bëjë me të ardhmen europiane të vendit tonë.
“Reforma në drejtësi duhet të kishte kaluar më parë, përsëri shohim se kemi vonesa. Po shohim vonesa të pajustifikueshme për diçka që ka të bëjë padyshim me të ardhmen europiane të vendit.
Nuk ka të drejtë politika shqiptare që të pengojë këtë proces i cili ka të bëjë me të ardhmen e vendit. Shpresoj të gjejmë forcat të reflektojmë për të treguar në këto javë që na kanë mbetur se pavarësisht bindjeve politike, për një interes të përbashkët dimë të bashkohemi dhe reflektojmë.
Në Bruksel të gjithë persin reformën në drejtësi si mundësi për ta mbështetur Shqipërinë dhe për të treguar se në këtë periudhë zgjedhimi të BE ka mundësi që procesi të vazhdojë me një vend si Shqipëria. Duhet të bëjmë një sforcim që në fakt është detyrim”, tha Meta.
25 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)