Italia ka vendosur të dëbojë shqiptarin e arrestuar për llogari të drejtësisë italiane me akuzën e rekrutimit të luftëtarëve për shtetin islamik. Vendimi vjen pasi gjykata italiane e liroi 38- vjeçarin, i cili u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua drejt Italisë.
Gjykata italiane ka rrëzuar prokurorinë me argumentin se ka mungesa provash për përfshirje të Elezit në rekrutim të luftëtarëve për llogari të ISIS.
“Ka mungesë provash reale të aftësisë së Alban Elezit në vendosjen e raporteve me ISIS për të garantuar një rekrutim të vërtetë të luftëtarëve të rinj të Shtetit Islamik drejt Sirisë”, – thuhet në vendimin e Gjykatës italiane.
38-vjeçari nga Kavaja u ekstradua 1 muaj më parë drejt Italisë me akuzën e nxitjes së terrorizmit.
13 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Italia dëbon Alban Elezin, Gjykata: Nuk ka prova se rekrutoi luftëtarë për ISIS u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.