Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Aksidentohet automjeti pranë Shkozetit, humbin jetën 2 të rinj, plagosen 4 të tjerë

$
0
0

aksident natenNjë aksident i rëndë më pasojë 2 të vdekur dhe 4 të plagosur është shënuar mëngjesin e sotëm në urën e Shkozetit në Durrës.

Një automjet tip ‘Peugeot’ me targa TR 4863 R, ku udhëtonin 6 të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 50 metra larg, pranë oborrit të një shtëpie.

Për pasojë, 2 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet humbën jetën, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur, nga të cilët një në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

Viktimat e aksidentit janë:
1.A.S., 37 vjeç, banues në Shkozet;
2.V.M., 25 vjeç, banues në Shkozet.

Të dëmtuarit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën:
1. K.K., 19 vjeç, banues në Shkozet;
2. B.D., 29 vjeç, banues në Shkozet;
3. O.Sh., 30 vjeç, banues në Shkozet;
4. A.B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

21 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>