Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Formularët e ‘dekriminalizimit’, ja deputetët dhe kryebashkiakët e dënuar

$
0
0
Zotkaj
Formulari i Adriatik Zotkajt

Ashtu siç kishte paralajmëruar, KQZ ka publikuar në faqen e vet ‘online’ të dhënat e të gjithë zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë, kryebashkiakë dhe deputetë që kishin depozituar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Bie në sy formulari i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj,  i cili  ka vetëdeklaruar se është dënuar tri herë.

Dënimin e parë, Zotkaj e ka pasur me tre vite burg the thotë se ky dënim është për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dënimi i dytë është me 10 muaj burg dhe Zotkaj thotë se është dënuar për “kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa për herë të tretë, ai thotë se është dënua me 1 vit burg duke mos e specifikuar arsyen se pse është dënuar.

Një nga emrat më të përfolur nga opozita është edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, si i dënuar për trafik në Itali.

Artur Bushi

Në formularin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bushi pranon se është ndaluar nga autoritetet italiane si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Megjithatë, ai thotë se gjykata në Itali e ka shpallur të pafajshëm. “Pushimi i hetimeve dhe liruar nga të gjitha akuzat si person që s’ka lidhje me çështjen dhe arkivimin e dosjes”, shkruan Bushi në formular.

Elvis Rroshi

RroshiNë vetëdeklarimin e tij, kreu i Bashkisë së Kavajës, i akuzuar nga opozita, ka pranuar ndryshimin e emrit, nga Ervin në Elvis.

Rezulton se Elvis Rroshi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit e Kavajës me nr 69 datë 18.09. 2002

Dënimi ka qenë me gjobë për veprën penale 278/ 2 të Kodit Penal.

Ndërkohë para vitit 2002 Elvis Rroshi vetëdeklaron se ka qenë në hetim nga një gjykatë në Mynchen të Gjermanisë.

Elvis Rroshi përmend ndalimin e tij nga prokuroria për shkak se goditi me grusht atëherë trajnerin e Tiranës, Nevil Dede, më 10 mars 2013

Thotë se ndaj tij është caktuar dhe masa e arrestit me burg dy herë. Një herë nga Gjykata e Apelit Durrës  për veprën penale krim kundravajtje penale një herë në Gjermani në Mynchen para vitit 2002. Për këtë çështje Rroshi thotë se nuk mban mend më shumë por pranon se ky shtet ka marrë dhe masën e dëbimit.

Agron Kapllanaj

Kryetar i Bashkisë Mallakastër I dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003 nga një gjykatë në Firenze, Itali, për shkelje penale në vitin 1995.

Arben Ristani

Në formularin e dorëzuar, deputeti i PD-së, Arben Ristani shkruan se është dënuar me 5 muajme kusht për dhënie vendimi të padrejtë. Por ai ka saktësuar se vepa që është akuzuar, është amnistuar pas vendimit të shkallës së parë. Ristani ka qenë i ndaluar për 48 orë në mars të vitit 1994.

Blendi Klosi

Ministri i Punës dhe Çështje Sociale, Blendi Klosi, ka qenë një herë i dënuar në vitin 1994, por ka shtuar se me vendim gjykate çështja është pushuar.

Edi Paloka

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, rezulton dy herë i dënuar për shpifje dhe organizim të manifestimeve të paligjshme. Paloka ka bërë 10 ditë burg në nëntor të vitit 2000.

Fatmir Mediu

Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu del se ka qenë një herë nën hetim nga autoritetet e huaja. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1998, kur ai i hetua për pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës në Milano të Italisë. Por më pas ka marrë një vndim pafajësie nga Gjykata e Lartë.

Mhill Fufi

Deputeti demokrat Fufi pranon se është hetuar për favorizim prostitucioni dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Me po është përgjigjur edhe Arben Ristani nëse është dënuar ndonjëherë. Ai thotë se është dënuar për “dhënia e vendimit të padrejtë”, dënim i amnistuar në Shkallën e Parë.

Tom Doshi

Deputeti i Shkodrës është dënuar nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit me vendim të formës së Prerë nr 18 datë 25/05/ 1990, me një vit burg për akuzën e sjelljes së padenjë në shoqëri, neni 121 dhe 31 / a e Kodit Penal.
Në formular rezulton edhe urdhër-ndalimi me firmën e prokurorit të përgjithshëm që mban datën 26 mars 2015. Më pas Gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit shtëpie me vendim nr 15 dt 28/ 03/ 2015. Ky vendim u ndryshua më pas detyrim me paraqitje.

Shkëlqim Selami

Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami rezulton se ka qenë në hetim nga Gjykata e Brindisit pasi dyshohej për një vepër penale të kryer në 2007, por është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë po këtë vit

20 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>