I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Bashkisë Elvis Rroshi pas publikimit të mesazhit kërcënues që ai ka bërë ndaj deputeti Ben Blushi. Ai ka kërkuar ndjesë për aktin që ka kryer, duke thënë se mesazhi ka qenë i pahijshëm.
“Mesazhi im me një gjuhe që nuk duhej përdorur. Kërkoj ndjesë. Ndjesa ime nuk është për Ben Blushin por për qytetarët e Kavajës. Që kur fitova në Kavajë, familja ime është përbaltur. Më bënë hajdut, vrasës e çdo gjë tjetër që thotë Berisha.
Me Berishën jam mësuar, me Blushin jam habitur. Gjuha e Blushit ka qenë arsyeja që prisha etikën.
Ben Blushi foli me gjuhën e Berishës. Pres që ligji i dekriminalizimit të zbatohet tek unë i pari. Kjo të bëhet për të zbardhur të vërtetën. Siguroj çdo kënd që s’kam lidhje me krimin”, është ndjesa publike që Rroshi ka bërë.
19 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)