Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Skënderbeu shpallet kampion, ëndrra e Partizanit merr fund     

$
0
0

SkenderbeuSkënderbeu është shpallur për të 6-in vit radhazi kampion i Shqipërisë. Një rekord më vete, një arritje madhështore dhe historike për klubin korçar, duke thyer çdo rekord të mëparshëm në kampionatin shqiptar. Ndërkohë që Bylisi është skuadra që i bashkëngjitet Tërbunit një kategori më poshtë.

Të gjitha verdiktet janë vendosur në javën e fundit të Kategorisë Superiore, ku skuadra e Josës, falë fitores 2-0 në Vlorë kundër Flamurtarit me gola të Latifit në minutën e 9-të dhe të Plakut  në minutën e 51-të triumfon me meritë .Një fitore e pastër, por edhe pa shumë vështirësi ajo e kampionëve në një fushë ku vite më parë ishin shndërruar në armiq të tifozerisë vlonjate.

Kampionët arritën të kthejnë në forcë atë disfatë të hidhur në Korçë kundër të kuqve duke dominuar Flamurtarin falë eksperiencës, talentit dhe dëshirës së madhe për t’u konfirmuar në krye të Kategorisë Superiore në fund të një sezoni që do ta mbajnë mend gjatë, jo vetëm në Korçë, por anemabanë globit ku ka shqiptarë pasi Kampionati i 70 i elitës së futbollit shqiptar dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.

Nga ana tjetër, Partizani, i cili ishte me sy e veshë ne Vlorë, ka humbur në “Qemal Stafa” me Teutën me rezultatin 1-2. Edhe pse të kuqtë kaluan të parët në epërsi me Sukajn, kur mësuan se Skënderbeu shënoi golin e dytë, lëshuan terren, duke mos pasur më motivim në fushë. Durrsakët shënuan dy gola në pjesën e dytë, që gjithsesi nuk mjaftojnë për t’i kualifikuar në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

Për të kuqtë, fati i keq vazhdon, pasi kanë 23 vjet pa  fituar titullin kampion në Shqipëri. Në vend të tretë të renditjes e ka mbyllur Kukësi, i cili mundur Tiranën 2-1 në Zeqir Ymeri” dhe prenoton një vend në Ligën e Europës.

Bylisi ka zbritur në Kategorinë e Parë, edhe pse sot nuk kishte thuajse asnjë shpresë për të mbijetuar. Ballshiotët kanë humbur me Vllazninë në Shkodër, ku autor i golit është Kalaja.

Ndërkohë, ndeshja mes Laçit dhe Tërbunit, i cili e kishte prerë prej javësh biletën për të luajtur një kategori më poshtë, ka përfunduar në barazim pa gola.

18 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>